Perëndimi e SHBA dërguan në Kiev avionë luftarakë, Borell: Në Ukrainë ka nisur trajtimi i pilotëve për të drejtuar F-16!

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Europian për politikën e Jashtme dhe të Sigurisë, Joseph Borell ka folur për luftën në Ukrainë, ndërsa ka komentuar dhe dërgimin e avionëve luftarakë F-16 nga SHBA dhe partnerët perëndimorë në Kiev.

Borell ka njoftuar se sot ka nisur edhe trajtimi i pilotëve në disa vende për të drejtuar këto avionë.

Mediat e huaja shkruajnë se para takimit të ministrave të Mbrojtjes së BE-së, Borell ka thënë se trajtimi i pilotëve ka ecur shumë mirë, dhe se këto avionë do të jenë një mbështetje e madhe për Ukrainën.