Oferta për serbët e Kosovës, deputeti i VV: Kemi propozuar bazën për asociacionin
Lëvizja Vetëvendosje që qeveris Kosovën thotë se qeveria Kurti po punon për një mekanizëm që i garanton serbëve ne veri nivel të përshtatshëm të vetëmenaxhimit. Deputeti Adnan Rrustemi vlerëson se draft vizioni i paraqitur nga Kreu i qeverisë ka ofruar bazën e formimit të asociacionit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, thotë se qeveria e Kosovës është duke punuar për të gjetur një mekanizmi që i garanton komunitetit serb një nivel të përshtatshëm të vetëmenaxhimit
Rrustemi: Kemi ofruar bazën për Asociacionin
Deputeti i mazhorancës i vlerësoi edhe mesazhet amerikane që u dhanë gjatë kësaj jave për Asociacionin. Thekson se ishin të qarta se Asociacioni nuk mund ti ngjasojë Republikës Serbska në Bosnje
Rrustemi: Mesazhet amerikane ishin të qarta
Për herë të parë katër komunat me shumicë serbe në veri do të drejtohen nga shqiptarë pasi zgjedhjet u bojkotuan nga partitë pro serbe.
Rustemi thotë se kryetarët e rinj duhet të kenë qasje të kujdesshme
Rrustemi: Qasja e kryetarëve të zgjedhur në veri duhet të jetë e kujdesshme Deputeti Rrustemi, i cili është edhe kryetar i Komisionit për legjislacion në Kuvend për KosovaPress foli edhe për ngecjen e axhendës së Kuvendit.
Formimi i asociacionit mbetet temë kryesore në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve.