Sot zgjedhjet në Greqi/ Sfidë Mitsotakis –Tsipras, 7 shqiptarë në garë

Greqia mban sot zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Rreth 9.8 milionë qytetar kanë të drejtën e votës për të zgjedhur 300 deputet.

Qendrat e votimit janë hapur në 07:00  me orën lokale dhe do të mbyllen në 19 00.

Në bazë të Kushtetutës dhe legjislacionit zgjedhor, ushtrimi i së drejtës së votës është i detyrueshëm .

Përjashtohen nga detyrimi ata mbi 70 vjeç, ata që do të jenë jashtë vendit ditën e votimit, ata që nuk mund të lëvizin për arsye shëndetësore dhe zgjedhësit që janë regjistruar në listat e posaçme zgjedhore për heterorezidentët, por nuk është ngritur qendra votimi për shkak të mosplotësimi i numrit prej të paktën 40 zgjedhësve jorezidentë të së njëjtës zonë zgjedhore bazë.

Jashtë vendit, procesi zgjedhor shkoi pa probleme me 22825 emigrantë që ushtrojnë të drejtën e votës për herë të parë në vendbanimin e tyre.

Dy partitë kryesore janë ‘Demokracia e re’ e Kryeminsitrit aktual Mitsotakis si dhe ‘SIRIZA’ e Tsipras!

Mitsotakis në mbyllje t fushats prdori nj moto t ngjashme me atë të kryeministrit shqiptar Edi Rama gjatë zgjedhjeve vendore t 14 majit për të kërkuar mbështetje.

“Zgjedhja është nëse do të ecim përpara apo do të shkojmë prapa”, ishte thirrja pr votuesit grek.

Në garë në këto zgjedhje ne greqi jan edhe 7 pjesëtarë të komunitetit të emigrantëve shqiptarë
Fatos Malaj dhe Niko Bilika kandidojnë për partinë PASOK, njëri në Athinë dhe tjetri në Selanik.

Ndërsa tre kantidatë të tjerë Adiljan Koxhaj, Makrina Koci dhe Angjelos Jahollari konkurojnë me Partinë “Siriza” në Selanik dhe Evia.

Sidorela Kalthi garon për Partinë Komunsite greke në Kretë dhe Paty Vardhami kandidon në Athinë me nismën “MERA 25”.

Ata janë zotuar se nëse do të zgjidhen do të cojnë në parlamentin grek cështje të rëndsishme për komunitetin shqiptar, ku kryesore është ajo e njohjes së pensioneve.

Te drejtën e votes përllogaritet se e kanë 80.000 shqiptarë në të gjithë Greqinë.

Sistemi zgjedhor proporcional i thjeshtë, nuk i jep asnjë partie në Greqi mundësinë e një shumice absolute në Parlament, ndaj gjithcka do të varet nga formulat e bashkëpunimit.