Lufta në Ukrainë, një i vdekur dhe dy të plagosur nga sulmet ruse në Kharkiv

Të paktën një civil është vrarë dhe dy janë plagosur pas një sulmi rus në fshatin Tsyrkuny, në rajonin verilindor të Kharkiv, të Ukrainës.

Lajmi është bërë i ditur nga guvernatori i zonës Oleh Syniehubov.

Në një postim në Telegram, Syniehubov tha se mjekët ishin në vendngjarje për t’i ofruar ndihmë të plagosurve.

Sakaq, mësohet se nga sulmet ruse u godit një ndërtesë banimi.