Itali/ 50 vjeçari gjerman në gjendje të rëndë në spital, bëri seks pa ndalur për 24 orë

Ai pothuajse vdiq pas një maratonë seksuale 24-orëshe , ndërsa ishte nën efektin e ekstazisë.

Kjo i ka ndodhur një 50-vjeçari me origjinë gjermane, i cili ishte me pushime me gruan e tij në Toskanë, pikërisht në Castel del Piano.

Burri u transportua në gjendje shumë të rëndë në spitalin e Grosseto-s , ku mbërriti në gjendje shoku septik. 

Pas afro një jave shtrimi në reanimacion, gjendja e tij shëndetësore po përmirësohet.

Siç raporton Maremma Oggi , ishte gruaja e 50-vjeçarit ajo që u tha mjekëve të urgjencës se çfarë kishte ndodhur. 

Pas marrjes së MDMA, çifti filloi të bënte seks, duke mos u ndalur për 24 orë, derisa në një moment burri nuk po ndihej mire.