Jori e zhgënjyer nga Kiara: "I shkruajta por..."

Big Brother mund të ketë mbaruar në teori por dinamikat nuk mungojnë as jashtë.

Banorët ftohen nëpër studio televizive dhe pyeten vazhdimisht për raportet me ish-banorët.

Në emisionin e mëngjesit ishte Jori e ftuar dhe përveç vetes,planeve dhe projekteve,moderatori e ka pyetur edhe për një ish-banore si Kiara Tito.

“Po me Kiarën a ke folur?”-e pyet ai

“Me Kiarën,i kam shkruajtur ca gjëra,më është përgjigjur çik kshu..nuk kemi fol shumë sinqerisht”

-“Ka ndonjë hatërmbetje..?”

-“Nga ana ime jo,absolutisht jo”-përgjigjet modelja.