PD e përçarë në zgjedhje/ Çela: Të largohen të gjithë ata që humbën, do të shkojnë drejt shkrirjes në 2025
Pedagogu Erlis Çela i ftuar në "Ora e Betit" në RTV Ora deklaroi se pas humbjes në këto zgjedhje, duhet të largohen nga PD ato që e drejtuan në këto zgjedhje, duke marrë kështu përgjegjësinë pasi nëse vazhdojnë kështu partia do të shkojë drejt shkrirjes në 2025.
Erlis Çela: Edhe z.Harxhi thoshte të mbajnë përgjegjësi për humbjen por pa e specifikuar çafrë lloj përgjegjësie. Përgjegjësia ishte që pas zgjedhjeve të 2021 basha me të tjerët të ikte në punë të vet dhe këta të mos e votonin në atë Kuvendin e famshëm ku Berisha doli dhe e votoi prap si kryetar.
Tani përgjegjësia është të largohen këta që humbën të gjithë bashë: Berisha, Noka, Paloka, të gjithë. Nëse këta shkojnë kështu do të shkojnë drejt shkrirjes në 2025. Do të dëgjojmë prap në 2025 që PS ka ngritur një makineri për manipulim votash? Prap do ta bëjë Edi Rama këtë, ku do ti çojë argumenti këto. Këta ankohen që po na i vjedh Rama, ndërkohë nuk nxjerrin dot njerëzit në zgjedhje.

