Vota e 14 majit/ Këshillat bashkiakë si promovim partish, Kukësi me 18 flamuj forcash politike, Klosi 15, Tropoja 14
Garë për këshillat bashkiakë ka vënë në lëvizje partitë politike, një pjesë e të cilave nuk janë aktive gjatë të gjithë vitit.
Ndonëse në shumicën e bashkive ka pasur 2 deri në tre kandidatë për kryetar, përjashtuar Tiranën me 6 dhe pak zona të tjera me 4 garues, për këshilla u futën në konkurim plot 36 forca.
Pas numërimit të kutive rezulton se është Kukësi që ka zgjedhur të ketë më shumë larmishmëri në të ashtuquajturit parlamente vendore me 18 forca politike për 31 anëtarë. E më tej renditet Klosi me 15 parti që do japin vendim për projektligjet duke vijuar me Lezhën e Kurbinin me 14 parti.
Por ajo që veçohet më shumë është Këlcyra. Në këtë bashki kanë marrë pjesë në zgjedhje 4092 votues. Por në këshillin prej 15 anëtarësh do të kenë përfaqësues plot 13 parti politike ku vetëm PS ka marrë 3 mandate e të tjerët nga një.
Madje në tabelë rezulton se vetëm 8 forca politike nuk kanë mundur të marrin anëtarë.
Më tej Tropoja ka 14 parti në këshill, Hasi me 13 duke vijuar me Mallakastrën, Gramshin, Mirditën, Bulqizën, Malësinë e Madhe e Sarandën që u kanë dhënë mandate nga 10 deri në 11 partive.


