Kryhet transplanti i parë nga një donator i vdekur me një zemër e cila tashmë kishte ndalur

Në spitalin e Padovës u krye transplanti i parë i zemrës nga një dhurues kadaverik.

Deri më tani, askush nuk kishte arritur të transplantonte një zemër përtej 20 minutave të kërkuara nga legjislacioni pas vdekjes kardiake.

"Ne ishim të parët në botë - tha Gino Gerosa, drejtor i kardiokirurgjisë në Padova - që demonstruam se një zemër që ka ndaluar të gjithë aktivitetin elektrik për 20 minuta mund të përdoret për një transplant zemre".

Sipas drejtorit të kardiokirurgjisë në Padova, ky rezultat hap mundësinë e rritjes së numrit të organeve të disponueshme për pacientët që presin transplantin e zemrës me 30%.

“Pacienti ka një kurs të rregullt postoperativ dhe zemra funksionon shumë mirë”, siguron Gerosa.

Operacioni është kryer më 11 maj tek një 46-vjeçar me sëmundje të zemrës.