"Për 24 orë ndal luftën në Ukrainë", Trump: Nuk mendoj se kush fiton apo humbet, mendoj zgjidhjen

Në garë për tu zgjedhur sërish president i amerikës Donald Trump shprehet se do të mund të ndalë luftën në Ukrainë brenda 24 orëve. Edhe pse nuk e ka cilësuar presidentin rus Vladimir Putin si kriminel lufte, për CNN ai shton se mendon për zgjidhjen dhe jo se kush e fiton përballjen ushtarake
"Për 24 orë ndal luftën në Ukrainë", Trump:

Ish presidenti  Donald Trump pretendon se do ti mjaftojnë 24 orë për të ndalur luftën në ukrainë nëse do të rizgjidhet në krye të shtëpisë së bardhë. Deklaratën e ka bërë  në një interviste për CNN teksa nuk zgjodhi të komentojë se cila prej palëve do të dëshironte të fitonte

“Unë nuk mendoj se kush duhet të fitojë apo të humbasë, mendoj vetëm aspektin e zgjidhjes së saj. Unë dua që askush të mos vdesë më”, tha ai.

Mediat amerikanë kanë shtuar se Trump u rezervua në qëndrimin ndaj presidentit rus Vladimir Putin duke u shprehur se nuk do ta etiketonte atë si kriminel lufte.

Në 90 minuta ai u ka dhënë përgjigje pyetjeve si nga gazetarët ashtu dhe nga moderatorja, ndërsa daljet e e tij qenë të pakta që kur la shtëpinë e bardhë.

Por edhe një herë ai pretendon se humbi 3 vite më parë për shkak të manipulimeve, ndaj dhe beson se do të fitojë në përballjen e radhës

Një tjetër debat mbi të është hapur prej së martës kur gjykata e gjobiti me 5 milionë dollar duke e gjetur fajtor për abuzim seksual ndaj Jean Carroll dhe shpifje. Por sërish Trump e konsideron një tjetër sulm politik

“Unë nuk e njoh atë. Nuk e kam takuar kurrë. Nuk e kam pasur idenë se kush është”, tha ai.

Trump minimizoi gjithashtu dhunën e shkaktuar nga turma e mbështetësve të tij që sulmuan Kapitolin më 6 janar në një përpjekje për të ndaluar certifikimin e fitores së Presidentit Joe Biden.
Përkundrazi, ai tha se ishte i prirur të falte "një pjesë të madhe" të të pandehurve të 6 janarit nëse do të rizgjidhej.