Autobusi ra mbi koshere bletësh, 6 të vdekur nga pickimi, mes viktimave ishte një fëmijë 8-vjeçar
Gjashtë persona, përfshirë një fëmijë 8-vjeçar, vdiqën nga pickimi i bletëve kur autobusi me të cilin po udhëtonin në Nikaragua ra në një kanion të mbushur me bletë.
Aksidenti ndodhi të hënën e kaluar kur autobusi që shkonte për në qytetin e San Sebastián de Jali doli nga rruga pas një defekti mekanik, ra në kanion dhe u ul në koshere bletësh.
Në autobusin që ra në kanionin 50 metra të thellë ndodheshin rreth 60 persona, 45 prej të cilëve u pickuan nga bletët.
Për gjashtë prej tyre, megjithatë, ulja mbi bletët brenda një plantacioni kafeje rezultoi fatale pasi bletët që i thumbuan ishin të ashtuquajturat bletët "afrikane".
Sipas njoftimit të autoriteteve, të vdekurit nga pickimi i bletëve janë 84-vjeçari Olivas Montalvan, 38-vjeçari Santos Castellon, 32-vjeçari Dilcia Ambaro, 19-vjeçari Kenya Bonilla, 47-vjeçarja Eneida Zelaya dhe vajza e saj 8-vjeçare Andrea-Carolina.
Siç u bë e ditur, 14 persona të tjerë kanë mbetur të plagosur nga rrëzimi i autobusit dhe janë dërguar në spital, me një djalë 4-vjeçar në gjendje të rëndë.
Bletët afrikane zakonisht janë më mbrojtëse, më të shpejta në reagimin e tyre dhe ato i gjuajnë njerëzit për një periudhë më të gjatë kohore se speciet e tjera.
Këto lloj bletësh kanë shkaktuar vdekjen e rreth 1000 njerëzve me viktimat që marrin 10 herë më shumë pickime se nga bletët evropiane.

