Aksident fatal në Itali, humb jetën 18-vjeçari shqiptar, plagoset rëndë i ati

Një 18-vjeçar shqiptar nga Kosova humbi jetën në një aksident rrugor në Itali. Viktima është identifikuar si Admir Hoti.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 20:00 të mbrëmjes së të mërkurës në unazën e Portogruaros.

Në drejtimin e mjetit ishte vetë i riu, ndërsa përkrah kishte babain e tij.

I riu me origjinë kosovare jetont në Concordia Sagittaria.

Paraprakisht dyshohet se i riu humbi kontrollin e mjetit për shkak të lagështirës në rrugë dhe u përplas me një makinë tjetër.

Bilanci është tragjik me dy persona të plagosur rëndë dhe tetëmbëdhjetë vjeçarin që humbi jetën.

Makina që drejtohej nga ky i fundit u nda në dysh nga përplasja e fortë. Edhe drejtuesi i mjetit tjetër mbeti i bllokuar në makinë dhe u desh ndërhyrja e zjarrfikësve për ta nxjerrë.