Emrat + FOTO/ "Banda e drejtorit të HEC Fierzë dhunon demokratët në Fushë-Arrëz", reagon Koalicioni: Rama në panik
Një ngjarje e rënde ka ndodhur sot në fshatin Mzi, Njësia Administrative Firzë Bashkia Fushë Arrëz.
Një grup i armatosur i drejtuar nga Drejtori i Hec-it Fierzë Vasil Muslija me djalin e tij dhe shtetasin Zamir Sadiku, te tre përfaqësues të PS-së, pasi i kanë ndaluar në rrugë makinën ku ishin bashkë shtetasit: Besmir Nika, Bledar Nika, Ndue Deda dhe Ridvan Kuka, aktivistë të PD-së, i kanë qëlluar me qyta armësh pistoletë dhe për pasojë ka mbetur i plagosur rëndë shtetasi Besmir Nika dhe më lehtë vëllai i tij Bledari.
Këta persona janë dërguar në spitalin e Shkodrës dhe kanë marrë ndihmën e duhur mjekësore, ndërsa ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Të tre personat Vasili, djali i tij dhe Zamiri kanë lëvizur ditët e fundit të armatosur dhe gjatë këtyre ditëve po vazhdojnë me presione e shantazhe ndaj qytetarëve të kësaj zone.
Lidhur me ngjarjen ka reaguar edhe selia blu dhe ajo e PL-se
DEKLARATË E KOALICIONIT “BASHKË FITOJMË”
Vetëm pak orë pasi koalicioni BashkëFitojmë denoncoi me deklaratë zyrtare përpjekjet për intimidime dhe përdorim të Policisë së Shtetit në fushatën zgjedhore në disa bashki të Shqipërisë, duke u ndalur tek disa raste flagrante në Pukë, pikërisht në kete zone, dhuna ndaj opozitarëve u përshkallëzua deri në kërcënim për jetën.
Në fshatin Mzi, Njësia Administrative Fierzë e Bashkisë Fushë Arrëz, një bande e armatosur me në krye Drejtorin e HEC-it Fierzë, kriminelin elektoral Vasil Muslija me të birin dhe shtetasin Zamir Sadiku, kanë ushtruar dhunë me armë kundër katër aktivistëve të Partisë Demokratike.
Të tre banditët me spaleta pushteti, përfaqësues të PS-së së Pukës, pasi i kanë ndaluar në rrugë makinën ku ishin Besmir Nika, Bledar Nika, Ndue Deda dhe Ridvan Kuka, veprimtarë të opozitës i kanë qëlluar me qyta armësh pistoletë.
Sipas raportimeve nga terreni, nga spitali dhe nga përfaqësues të koalicionit “Bashkë Fitojmë” në Pukë, si pasojë e dhunës ka mbetur i plagosur rëndë shtetasi Besmir Nika, dhe me plagë më të lehta vëllai i tij, Bledari.
Të tre personat dhunues, sipas raportimeve, gjatë gjithë këtyre ditëve kanë qarkulluar në zonë të armatosur dhe duke ushtruar presion e shantazh ndaj banorëve.
Bandat e pushtetit, nga Gomsiqja deri në Fierzë, në panik nga humbja e 14 majit, kanë angazhuar arsenalin e personave me precedente penalë, të gjithë me lidhje kriminale me Partinë Socialiste, dhe në këmbim të favoreve dhe lëshimeve u kërkojnë të frikësojnë mbështetësit e opozitës.
Në emër të koalicionit BashkëFitojmë dhe të Partisë Demokratike, u urojmë shërim të shpejtë Besmirit dhe Bledarit dhe i sigurojmë ata dhe familjet e tyre, si dhe gjithë mbështetësit tanë në F-Arrëz e kudo, se autorët e dhunës do të marrin përgjigjen e merituar.
Dënojmë ashpërsisht si dorasët, drejtorin e HEC Fierzës, kriminelin elektoral Vasil Musliu dhe banden e tij ashtu dhe porositësit e krimit Fran Tucin ne Fushe-Arres dhe Edi Ramën në Tiranë, të cilët, sa me fjalë e sa me heshtje, e inkurajojnë këtë klimë tensioni politik e elektoral.
I bëjmë thirrje Prokurorisë të nisë hetimet për të gjithë ata që shkelin ligjin dhe OSBE-ODHIR të regjistrojë cdo rast të dhunimit të zgjedhësve, veprimtarëve politikë dhe të procesit zgjedhor.
Tucit, Gjonajt, Muslisë dhe të gjithë banditëve të veshur me pushtet, apo atyre që pushteti i ka zhveshur nga cdo tipar malësori, sipas kodeve të të cilëve burri nuk gjuan pas shpine, u kujtojmë se dita e dhënies llogari nuk do të jetë e largët.
U bëjmë thirrje mbështetësve të opozitës në F-Arrëz, Pukë dhe të gjithë pukjanëve të ndershëm, socialistë apo të pa parti, të marrin pjese ne votime dhe te distancohen me vote, më 14 maj, nga bandat që nuk e lëshojnë pushtetin me drejtësinë e votes, por duan ta mbajnë me cdo kusht dhe me qytat e armëve.
Bashkë Fitojmë.







