Katalonjë/ Qeveria do të shpronësojë apartamentet bosh të pronarëve të mëdhenj për t'ua dhënë të pamundurve

Në Katalonjë, qeveria do të shpronësojë banesat boshe që u përkasin pronarëve të mëdhenj dhe do t'i vërë ato në dispozicion të njerëzve vulnerabël në rrezik përjashtimi.

Masa do të prekë fillimisht 14 bashki, si Lloret de Mar dhe Tarragona, zona të deklaruara me kërkesë të lartë për strehim. Shpronësimi, shpjegon ekzekutivi katalanas, do të ketë të bëjë vetëm me shtëpitë e përfshira në Regjistrin e shtëpive bosh dhe të pabanuara dhe nuk do të prekë pronarët e vegjël.

Letrat e para të cilat do t'u kërkojnë pronarëve të ndërtesave është të demonstrojnë ligjërisht se ato janë të destinuara në të vërtetë për vendbanimin e njerëzve.

Nëse kjo kërkesë nuk pasohet me asnjë përgjigje pas një muaji, do të deklarohet cenimi i funksionit social të pronës, e cila ndodh kur një banesë qëndron e pabanuar në mënyrë të përhershme dhe të pajustifikueshme për më shumë se dy vjet.

Procedura e shpronësimit do të zgjasë afërsisht gjashtë muaj, ndaj pritet që të parat të kryhen në fillim të vitit 2024.