“Ndizet” Pakistani/ Arrestohet ish-kryeministri, forcat paraushtarake ndërhyjnë në gjykatë
Ish-kryeministri i Pakistanit, Imran Khan, u arrestua nga trupat paraushtarake, me akuza të shumta korrupsioni.
Ndalimi i papritur i tij vjen pas disa muajsh të trazirave politike në vend.
Raportohet se gjithçka ndodhi në Gjykatën e Lartë në Islamabad kur po paraqiste të dhënat personale kur trupat e armatosura ndërhynë për ta kapur.
Madje nga pamjet shihet se ata kanë thyer edhe dritaret për të mbërritur te ish-kryeministri. Madje Khan duket teksa shikon me habi zhvillimin e papritur.
Një tjetër video tregon trupat paraushtarake që grumbullohen para nisjes së operacionit.
Zëdhënësi i partisë së Khan e ka cilësuar arrestimin si një rrëmbim nga njerëz të panjohur.
Khan, 72 vjeçar, u rrëzua nga pushteti pas një mocioni mosbesimi në parlament.
Por edhe pas kësaj ai nuk ndali aktivitetin politik duke vijuar fushatën kundër Kryeministrit aktual.
Nga ana tjetër Khan përballet me akuza për korrupsion gjatë kohës që ishte në detyrë, të cilat ai i ka hedhur poshtë si "të njëanshme" dhe politike.
Edhe dy muaj më parë policia tentoi ta ndalonte, por ata u përballën me mbështetësit e ish-kryeministrit duke zhvilluar dhe një përleshje pak metra nga rezidenca ku ai banonte.
Mbështetësit hodhën gurë dhe bomba artizanale ndaj policisë.
View this post on Instagram

