Masakra në Beograd/ Policë në shkolla, Ministri i Arsimit jep dorëheqjen
Në Serbi, nga kjo e hënë, policët do të mbikëqyrin shkollat gjatë gjithë kohëzgjatjes së mësimit.
Vendimi i marrë nga qeveria, vjen pak ditë pas masakrës në një shkollë fillore në Beograd, ku më 3 maj një nxënës 13-vjeçar duke qëlluar me armën e babait të tij vrau tetë nxënës të moshës së tij dhe një roje sigurie.
Në Serbi, policët kanë për detyrë të ndërhyjnë në çdo situatë kritike, duke filluar nga posedimi i armëve deri te përdorimi i drogës, nga bullizmi dhe ngacmimet dhe llojet e tjera të dhunës. Gjithashtu do të monitorohen zonat përreth shkollave të frekuentuara nga nxënësit dhe prindërit e tyre.
Qeveria e mori këtë vendim disa ditë pas masakrës që shkatërroi Serbinë me 3 maj në një shkollë fillore në Beograd.
Një nxënës 13-vjeçar, duke qëlluar me pistoletën e babait të tij, vrau tetë bashkëmoshatarë dhe një roje sigurie, si dhe plagosi gjashtë djem të tjerë dhe një mësues.
Në më pak se 48 orë, vendi ballkanik dëshmoi një masakër të re, këtë herë rreth Mlladenovacit, një qytet në jug të Beogradit, ku një i ri 21-vjeçar, duke qëlluar nga një makinë e drejtuar nga një bashkëpunëtor, vrau tetë njerëz dhe plagosi 14 të tjerë.
Në kujtim të viktimave dhe në respekt të dhimbjes së familjeve, Serbia mbajti tri ditë zie kombëtare nga 5 deri më 7 maj.
Presidenti Aleksandar Vuçiç ka paralajmëruar masa të ashpra me qëllim të intensifikimit të kontrolleve dhe reduktimit të numrit të lartë të armëve të zjarrit ende në qarkullim.
Kjo është një situatë e trashëguar nga konfliktet e armatosura të viteve 1990 në ish-Jugosllavi.
Pas masakrave, ministri serb i arsimit, Branko Ruzic, paraqiti dorëheqjen e tij.
