Vasili publikon audiopërgjimin e kryebashkiakes së Roskovecit duke kërcënuar sanitaren: SPAK dhe KQZ të ndërhyjnë menjëherë
Kryetarja e Bashkisë Roskovec është regjistruar duke kërcënuar një punonjëse, më saktë sanitaren e Shkollës 9-vjeçare të fshatit Suk. Shkaku është sa banal, aq edhe i zakonshëm në një sistem ku çdo vend pune, sado modest, vlerësohet nga përkatësia politike dhe jo nga aftësia.
Për këtë sot ka reaguar dhe Nënkryetari i PL-së Petrit Vasili i cili ka publikuar audiopërgjimin, duke i bërë thirrje SPAK dhe KQZ-së të marrin masa të menjëhershme.
"Tjeter Audiopergjim, rendohet shume me keq pozita e Majlinda Bufit!
Ne nje tjeter audiopergjim shume i rende, qe rrënon perfundimisht poziten ligjore dhe morale te Majlinda Bufit.
SPAK dhe KQZ s'mund te vonohen me asnje minute sepse jane perpara nje pergjegjesie shume te madhe ligjore.
Ne kete audiopergjim degjohet shume qarte se si Kryetarja e Bashkise Rroskovec Majlinda Bufi i bën presion dhe arrin deri në kërcënime një qytetari hallexhi, i cili ka bindje të kundërta politike.
Bufi jo vetëm i kërkon atij që të mos përfshihet në fushatë, por i bën thirrje që të mos marrë pjesë fare në votime.
Kjo eshte nje veper penale skandaloze.
Në kundërshtim flagrant me Ligjin dhe nenin 329 Kodit Penal, i cili për kanosje apo dhunim ne zgjedhje percakton se:
“kanosja që i bëhet zgjedhjësit për të votuar në një mënyrë të caktuar apo për të marrë pjesëose jo në votime”, përbën kundravajtje penale, dhe dënohet nga tre muaj, deri në dy vjet burg."
SPAK- u duhet te ishte tashme ne veprim qe mbas denoncimit te emisionit Piranjat per kercenimin e sanitares se nje shkolle.
Ndersa pas ketij Audio pergjimi tjeter, SPAK dhe KQZ nuk duhet te lejojne ne asnje menyre Majlinda Bufi te konkuroje ne zgjedhjet e 14 majit per arsye te veprimeve mafioze dhe te kunderligjshme si dhe duhet te hapet urgjentisht çeshtje penale, u shpreh ai.
