Indi: Nëntë të vdekur dhe 11 të plagosur nga rrjedhja e gazit natyror
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Prill 2023, 09:26
Nëntë persona kanë vdekur dhe 11 të tjerë janë shtruar në spital pas një rrjedhje gazi natyror në qytetin Ludhiana në shtetin verior indian të Punjabit , njoftoi sot agjencia indiane e lajmeve ANI.
Një ekip i Forcës Kombëtare të Reagimit ndaj Fatkeqësive ka mbërritur në zonën e incidentit , siç shihet në një video të transmetuar nga ANI.
Sipas të njëjtës video, policia patrullonte me maska dhe u kërkonte banorëve të qëndronin jashtë një zone që është siguruar.
#UPDATE: 9 people lost their live and 11 are hospitalised due to poisonous gas leak in Giaspura area of #Ludhiana, NDRF team also reached at spot: Swati, SDM Ludhiana West. https://t.co/ktLeBH8KQp pic.twitter.com/CPXtwAA94O
— Nikhil Choudhary (@NikhilCh_) April 30, 2023
