"Të shohë veten para shumë vitesh", Florjan Binaj mesazh të koduar për këtë politikan, zbulon shprehjen e preferuar të Berishës

Kryeministri Edi Rama i është referuar si "Flori im". A doni ta dini sesi e thërret aktori i humorit Florjan Binaj shefin e qeverisë me përkëdheli?

Na e tha vetë në "Why Not" gjatë pyetjeve provokuese të Xhoi Jashtëtokësorit.

"Nuk kam as përkëdheli as papërkëdheli. Thjeshti i them të shoh videot e veta që ka qenë para shumë vitesh. Të shohë veten para shumë vitesh dhe ndoshta zbret pak më me këmbë në tokë, ai dhe gjithë kabineti qeveritar."

E meqë jemi në periudhë zgjedhjesh, Florjan Binaj tregoi se çfarë do të bënte ai si Kryeministër i vendit.

"Ka aq shumë gjëra për ti bërë këtij vendi që ta kthejmë prapë në terëzi sa… E para do të ktheja meritokracinë. Ashtu vjen truri i kombit prapë këtu, ashtu kthehet fuqia punëtore, intelektualët, ashtu bëhet një vend".

Aktori i humorit na zbuloi edhe shprehjen e preferuar të doktor Berishës.

"O budallenj!"