Bleu 8-vjeçarin për 900 euro në Tiranë, e çoi në Athinë për të lypur, ky është shqiptari i arrestuar në Greqi

Janë të pabesueshme detajet e “blerjes” së një fëmije 8-vjeçar dhe detyrimit të tij për të lypur në Athinë nga një 56-vjeçar shqiptar.

Konkretisht, autoritetet greke morën disa ditë më parë një njoftim ndërkombëtar në kërkim të “kuq” nga Interpol Shqipëria.

Urdhër arresti ndërkombëtar kishte të bënte me një 56-vjeçar, i cili ishte dënuar në vendin tonë me 15 vjet burg për "trafikim të të miturve ".

Kur Departamenti i Kërkimeve të Sigurimit të Atikës u njoftua për praninë e 56-vjeçarit në Athinë, mobilizoi menjëherë rrjetin e tij të informacionit për gjetjen e tij. I kërkuari ulokalizua në Patisia, ku policia e ka vënë në pranga pa asnjë rezistencë.

Lidhur me të shkuarën e tij kriminale, burime policore thonë se 56-vjeçari akuzohet se ka “blerë” një fëmijë nga një familje e varfër në Shqipëri, konkretisht në Tiranë. Ai dyshohet se ka afërsisht 900 euro. 

Më pas, në mënyrë të paligjshme dhe duke ushtruar dhunë, e ka transportuar 8-vjeçarin në Athinë, ku e ka detyruar të lyp në pjesët qendrore të kryeqytetit grek, për t'i dorëzuar paratë.

Tashmë kanë nisur procedurat për ekstradimin e të arrestuarit në Shqipëri. Megjithatë, për autoritetet greke mbetet e panjohur se çfarë ka ndodhur me fëmijën 8-vjeçar.