Meta: KiE pro aplikimit të Kosovës në BE, hap historik, integrimi do të jetë i pandalshëm
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta shkruan në Facebook se është një përparim historik fakti që Komiteti i Ministrave të KiE-së ka votuar me 2/3 pranimin e aplikimit të Kosovës për anëtarësi.
Ai shton se i pandalshëm do të jetë integrimi dhe anëtarësimi i Kosovës në institucionet më të rëndësishme politike Evropiane dhe botërore.
Meta: Urime nga zemra Kosovës. Përparim historik për Kosovën, që Komiteti i Ministrave të Këshillit të Evropës ka votuar me 2/3 pranimin e aplikimit të Kosovës për anëtarësi. Në hapin tjetër, le të angazhohemi të gjithë në mbështetje të Kosovës dhe institucioneve të saj, pa dallim partiak, që ky aplikim të kalojë me sukses edhe në Asamblenë Parlamentare të KiE.
I pandalshëm do të jetë integrimi dhe anëtarësimi i Kosovës në institucionet më të rëndësishme politike Evropiane dhe botërore.
