Rama: Prioriteti ynë punëtori, Shqipëria e 2030 do jetë kampione e Ballkanit në turizëm
Gjatë një takime me bizneset në Durrës, kryeministri Rama u shpreh se punëtori është prioriteti numër 1 i qeverisë sonë, sepse kështu është kjo kohë.
Ai shtoi se Shqipëria e 2030 do jetë kampione e Ballkanit në Turizëm dhe se problemi që do të kemi nuk do të jetë turizmi, por te kërkesa e turistëve.
Rama: Tani do thoni ju çdo bëjnë fasonët se s’u dalin llogaritë? Duhet t’i bëjnë, të ndryshojnë lojën. Duhet të bëjnë një punë me cikël të mbyllur, Made in Albania. Këto s’i kam parë jashtë i kam parë këtu, ka biznese që kanë ndryshuar lojën. Punonjësit në maj të skelës t’i lini me pagë minimale, do të thotë dy gjëra, o japin pak o i nxjerrin në të zezë. Këtë s’do e lejojmë më. S’do japim më kontratë publike dhe asnjë leje ndërtimi që s’kanë paga dinjitoze. Punëtori është prioriteti numër 1 i qeverisë sonë, sepse kështu është kjo kohë.
Shqipëria e 2030 do jetë kampione e Ballkanit në turizëm. Problemi ynë që do kemi, është jo te turizmi por te kërkesa e tyre, që nga kërkesat për shtretër deri te kërkesat për çdo detaj në shërbim. Të ardhurat do të rriten shumë më tepër seç janë sot, sepse ju do rrisni çmimet për turistët e huaj. Ju e dini që një ndër arsyet se pse ju po zhvilloheni dhe industria po zhvillohet është se është trajtim i veçantë që është më e ulëta në rajon.
