Lutje në xhami dhe sheshe/ Mijëra besimtarë myslimanë kremtojnë Fiter Bajramin në çdo qytet të vendit!
Fiter Bajrami u fal në të gjithë vendin tonë në orët e para të mëngjesit! Përpara mijëra besimtarëve, imamët përcollën mesazhet e paqes e dashurisë në ligjëratat e tyre. Qytetarët falën namazin e bajramit në xhami, rrugë e sheshe të vendit tonë me lutjet që dashuria dhe shëndeti të mbizotëojën në familjet e tyre!
Mijëra besimtarë muslimanë në të gjithë vendin tonë u zgjuan në orët e para të mëngjesit për të falur Fiter Bajramin!
Në xhami, rrugë e sheshe, besimtarët përmbyllën muajin e shenjtë të Ramazanit!
Këto pamje vijnë nga Korça!
Qytetarë e klerikë bënë thirrje për dashuri, dhe mirësi ëpr të gjithë shqiptarët!
“Gjithë lutjet që keni bërë gjatë këtij muaji, Zoti ua pastë pranuar dhe qofshin me gjynahe të falura”, u shpreh Imami.
Nga Shkodra Imam Muhamed Sytari në ligjërimin e tij përpara besimtarëve foli për ifraret e shtruara nga politika, por edhe emigrimin e varfërinë në Shqipëri!
“A ka zullum më të madh se sa të jetosh në një shoqëri dhe në një realitet dhe në një pozitë të caktuar gjeografike, të cilën Zoti i Gjithësisë e ka begatuar me mirësi pa fund dhe që të shohësh se njerëzit e asaj zone, e atij vendi dhe asaj toke rropaten sa djathtas e majtas për të mbijetuar në një muaj të vetëm.
A ka zullum më të madh se sa të shohesh statistikat dhe të gjesh se një pjesë e mirë e rinisë së një vendi largohet prej tij edhe pse Zoti i Gjithësisë e ka begatuar me mirësi pa fund.
Largohen sepse nuk shikojnë një dritë aveniri (të ardhmeje) në realitetet e tyre. A ka zullum më të madh se sa të shikosh në një vend apo në një tjetër shkelen të drejtat elementare të njeriut”, u shpreh Sytari.
Në Elbasan besimtarët u falën në Bulevardin kryesor të qyteti!
“Lusim Allahun që në familjet e çdo shqiptari të ketë mirësi dhe mbarësi”, u shpreh Imami i Elbasanit.
Edhe në Durrës, Lushnje, Lezhë, Peshkopi e Fier qytetarët falën namazin me lutje nga zoti!
Bajrami u kremtua edhe në qytetet e tjera të vendit tonë, si një nga festat më të mëdha në Islam.




