Shkelet armëpushimi në Sudan, të shtëna dhe shpërthime në Khartoum
Të shtëna të forta shpërthyen sërish në Khartoum, duke thyer një armëpushim 24-orësh pak pasi ai do të hynte në fuqi këtë pasdite pas presionit të SHBA-së mbi palët ndërluftuese.
Shpërthime të forta u dëgjuan teksa kanalet televizive arabe transmetonin drejtpërdrejt nga kryeqyteti sudanez, disa minuta pasi armëpushimi filloi në orën 18:00 të ditës së sotme. Avionët luftarakë u panë duke fluturuar në sfond.
دوي انفجارات عنيفة في محيط مقر القيادة العامة وسط الخرطوم، مع بدء الهدنة بين طرفي النزاع في #السودان .
— Sudan News (@Sudan_tweet) April 18, 2023
Violent explosions sounded in the vicinity of the #SAF HQ in central Khartoum, with the start of a ceasefire between the two parties to the conflict in #Sudan. pic.twitter.com/APb4DMMqHL
Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, nga Japonia ku ai është i vendosur, tha se kishte folur me telefon si me shefin e ushtrisë ashtu edhe me kreun e grupit paraushtarak të Forcave të Mbështetjes së Shpejtë (RSF), dhe bëri thirrje për një armëpushim në mënyrë që sudanezët "të mund të "ribashkohen të sigurt me familjet e tyre" dhe të marrin ndihmë humanitare.
Një anëtar i këshillit ushtarak në pushtet të Sudanit i tha Arabiya TV se armëpushimi do të zgjasë 24 orë dhe nuk do të zgjatet.
Një reporter i Reuters tha se dëgjoi të shtënat e tankeve menjëherë pasi armëpushimi do të hynte në fuqi.
Nuk është e qartë se kush është fajtori në këtë situatë kaotike. RSF, në një postim në Facebook, akuzoi ushtrinë për shkelje të marrëveshjes.
Një banor i tha Reuters se dëgjuan një sulm ajror në Omdurman, "qyteti binjak" i Khartoum-it në bregun përballë të Nilit.
Më herët, tingujt e avionëve luftarakë dhe shpërthimet mund të dëgjoheshin në të gjithë Khartoum. Banorët e qyteteve Omdurman dhe Bahri thanë se dëgjuan zjarr kundërajror dhe shtëpitë e tyre u tronditën nga sulmet ajrore. Luftimet u ndezën gjithashtu në Sudanin perëndimor, sipas Kombeve të Bashkuara.