VIDEO/ Franca digjet, Macron këndon në mes të rrugës këngë popullore

Emmanuel Macron u filmua mbrëmjen e së hënës duke kënduar në mes të rrugës me kalimtarët, një skenë surreale teksa presidenti francez përpiqet të kapërcejë krizën e lidhur me rritjen e moshës së pensionit.

Videoja është postuar nga një organizatë që sipas gazetës Liberation ka lidhje me të djathtën ekstreme.

Megjithatë, zëdhënësit e Macron-it sigurojnë se presidenti nuk i njihte kalimtarët që e ftuan të këndonte me ta.

Sipas Le Point, Macron ishte duke ecur në mbrëmje me gruan e tij, Brigitte, në rrugën Notre-Dame-des-Shames në lagjen e 6-të të Parisit, e cila është rreth tre kilometra nga pallati presidencial. Më pas ai u takua me një grup që e ftuan të këndonte me ta.

Skena ishte aq joreale sa shumë përdorues të rrjetit menduan se ishte e inskenuar.

Macron, pasi mbrojti më parë reformën e tij të diskutueshme, e gjeti veten duke kënduar Le Refuge të Edmond Duplan, një këngë tradicionale pireneane që ai “e njeh dhe i pëlqen”, thanë burimet.