"Dyshonte se e tradhëtonte gruaja" Burri vret të moshuarin në Greqi, viktima me mbi 30 plagë në trup gjendet në fushë

Një i moshuar është gjetur i vdekur nga plagë me thikë në një fushë në Kato Achaia, Greqi. 

Sipas medias greke autori që goditi për vdekje ciganin në zonë është arrestuar, ndërkohë është gjetur dhe thika e krimit.

Autori dhe viktima janë të dy 63 vjeç. Ata janë takuar në terren ndoshta pas një takimi që kishin dhënë për shpjegime pasi autori dyshonte se viktima kishte lidhje me gruan e tij.

Pas një sherri që pasoi, autori ka nxjerrë një thikë dhe ka goditur 63-vjeçarin me mbi 30 plagë thuajse në të gjitha pjesët e trupit.

Pas aktit të tij ai u zhduk, por pas një hetimi metodik të Policisë u arrestua në afërsi të zonës.

Autori kishte ndërruar rrobat dhe iu gjet edhe thika.

“Një burrë është gjetur i vdekur mesditën e sotme në një truall në Kato Achaia nga një shtetas me plagë me thikë. Po vijojnë hetimet nga oficerët e policisë së departamentit të sigurisë së Akaisë Perëndimore për gjetjen dhe arrestimin e autorit/ve. Një përditësim më i ri do të pasojë," njoftoi policia.