Rriten kursimet e shqiptarëve, 480.8 mld lekë të kursyera në 2022
Agjencia e Sigurimit të Depozitave raporton se në fund të vitit të shkuar, rreth 900 mijë pesona kanë zero deri në 100 lekë në llogaritë e tyre bakare me një rënie të ulët krahasuar me një vit më parë.
Po ashtu rezulton se rreth 1 milion 500 mijë individë i kanë deri në 2.5 milionë kufi që është i mbrojtur nga ligji për sigurinë e depozitave. Edhe për këtë kategori ka thuajse qëndrueshmëri ose një rënie të ulët të pronarëve të llogarive.
Por sa i përket shumës totale të kursimeve shënohet një rritje me 14 miliardë lekë duke shkuar në 480.8 miliardë që i përkasin dy kategorive të para.
Rritja ka numrin e personave që kanë mbi 2.5 milionë lekë.
Gjithsej janë 114,798 të tillë dhe zotërojnë 680.8 miliardë lekë. Kjo shumë i përket 59% të totalit të depozitave të sigurueshme të individëve.
Depozitat mbi 2.5 milionë lekë janë rritur me 34 miliard lekë. Po ashtu llogaritë në lekë janë thuajse në të njëjtin nivel me ato në euro ndërsa vetëm 4 për qind janë në dollarë.