E rëndë në Itali/ 32 vjeçarja marokene gjendet e vrarë me një plumb në kokë, fëmijët e mitur i kërkojnë ndihmë fqinjit

Një 32-vjeçare me origjinë marokene, është gjetur e vrarë me një plumb në kokë në dyshemenë e kuzhinës së saj në Ariano Polesine (Rovigo) Itali.

Kanë qënë dy fëmijët e viktimës të moshës 11 dhe 8 vjeç që kanë lajmëruar një fqinj. Burri nuk ka qenë në shtëpi kur kanë ndodhur ngjarja. Aktualisht nuk ka asnjë të dyshuar.

Media italiane shkruan se viktima mbërriti në spital duke vdekur, ndërsa një plumb u gjet në kafkën e gruas. Hetimi vijon për zbardhjen e ngjarjes.