“Kiara punon eskortë”, Luizi debaton ashpër me Oltën: Pse më the se nuk rri dot pa drogë?! Reagimi i aktores
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Mars 2023, 10:40
Debate të ashpra mes Luizit dhe Oltës, teksa kjo e fundit është në nominim kokë më kokë me Kiarën.
Gjatë kohës kur të gjithë banorët ishin mbledhur jashtë në oborr ku po flisnin, Luizi pyeti Oltën se pse kishte thënë për të se ai; ishte bërë keq se ishte i varur nga droga.
Këngëtari pyeti Oltën se pse e kishte bërë këtë gjë, ndërsa kjo e fundit nguroi që të jepte përgjigje.
“Pse e the atë akuzë aq të fortë?! Është sikur të them unë; “Unë e di që Kiara punon eskortë”. Po marr shembull Kiarën se e kam të dashur, se e di që nuk është.”, iu drejtua Olta Luizit.
Ndërkohë, Olta i tha se po fliste gjëra të rënda, ndërsa kështu ka vijuar debati për disa minuta mes konkurrentëve në Big Brother Vip.

