Bora dhe Donaldi bashkë në një projekt

Shumë fansa të dyshes Bora Zemani - Donald Veshaj duan t’i shohin bashkë në një projekt.

Dhe duket se dëshira do u plotësohet së shpejti. Të paktën kështu ka lënë të kuptohet çifti simpatik.

Moderatorja ka realizuar një bisedë virtuale me ndjekësit e saj në Instagram dhe mes të tjerash është pyetur nëse ka një projekt me të.

Duke mos u përgjigjur vetë Bora ka etiketuar Donaldin të cilin e pyet: “Kemi projekt bashkë?”, dhe aktori është përgjigjur shkurt me “Po”.

Bora dhe Donaldi bashkë në një projekt