Alibeaj kërkesë në KAS: Të zhbëhet regjistrimi i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, nuk është PD  

Përfaqësuesi ligjor i Enkelejd Alibeajt ka bërë një kërkesë ankimimi ne KAS për koalicionin “Bashkë Fitojmë” të Berishës dhe Metës.

Sipas tij, Partia Demokratike e Shqipërisë nuk ka bërë marrëveshje me Metën, ose nuk e ka autorizuar diçka të tillë, duke kërkuar zhbërjen e regjistrimit të koalicionit.

“Në kushtet kur subjekti "Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit" është përjashtuar nga marrëveshja, mbetet e paqartë se cila parti politike do të propozojë kandidatët e koalicionit”, thuhet në kërkesë ankimimin e Alibeajt.

Më herët grupimi i Alibeajt u pranua në KQZ për të kandiduar nën siglën e PD-së, ndërsa kërkesa e Berishës për regjistrim nuk u pranua.

Dokumenta bashkëngjitur