Alibeaj pas mbledhjes me grupin: Diskutuam për emrat e kandidatëve për kryetarë bashkie dhe këshilltarët, mirëpresim dhe nga Primaret
Enkelejd Alibeaj ka folur sot për mediat pas mbarimit të mbledhjes së Kryesisë.
‘Diskutim ishte për emrat këshilltarët dhe kryetar bashkie. Ka një vendim të kryesisë me datën 2 dhe 4 nëntor të vitit të kaluar, do të marrim pjesë në zgjedhje.
Procesi është një proces në vazhdim. Ky proces siç është parashikuar, bazohet në statutin e partisë. Në një nga mbledhjet e mëparshme, të kandidatëve të cilët dolën nga procesi i primareve që vijon nga një trajektore nga degët dhe kryesia.
Ajo se çfarë është diskutuar ka qenë në vijim të asaj se çfarë ka qenë qëndrimi ynë. Kandidatët e primareve janë të mirëpritur.
PD s’ka sesi të ketë dy kandidatë ka vetëm një kandidat. Kandidatët e tjerë mund të jenë me logo të tjerë, logon e Partisë së Lirisë, apo logon e PS-së. Të marrësh demokratë dhe ti çosh në një parti tjetër, sipas rregullave të statutit është e papajtueshme me pozicionin qëndrimin dhe anëtarësinë e PD-së. Sali Berisha, nuk është çështje personale por e identitetit të PD-së.
Kemi bërë maksimumin për pasjen e një kandidatit të demokratëve. Të gjithë ata qytetarë shqiptarë të cilët tani më 14 maj kanë një mundësi të mirë që me votë të gjithë se bashku.'- tha Alibeaj.
