Sejko: Edukimi financiar, ndër objektivat e rëndësishëm të BSH-së
Fëmijët ndoshta në dukje nuk e dinë vlerën e parasë. Por aktiviteti “Java e parasë” ka zbuluar idetë e qarta të tyre.
Përmes kësaj pikture të realizuar nga nxënësit e fillores tregohet se çfarë mund të blihet.
Një një tjetër tabllo tregohet se si përmes kursimit në këtë moshë në të ardhmen garanton universitetin dhe jo vetëm.
Por fituesit kanë realizuar një program javor dhe se çfarë do të bëjnë gjatë gjihë javës, duke parashikuar dhe fitimin por edhe kursimet.
Përmes ngjyrave u shpreh dhe solidariteti për të mbrojtur mjedisin, por po ashtu dhe për të ndihmuar të varfërit
Në aktivitet Guvernatori i Bankës, Gent Sejko, dhe ministrja e Arsimit theksuan përpjekjet për të zhvilluar të ardhmen.
“Në këtë javë, synimet tona konvergojnë më shumë se kurrë me ato të institucioneve arsimore dhe organizatave të shoqërisë civile, për rritjen e njohurive financiare dhe ndërgjegjësimin e brezit të ri për të qenë qytetarë të përgjegjshëm financiarisht në të ardhmen“, theksoi Guvernatori.
Përfaqësuesit e Shoqatës së Bankave në Shqipëri, nga ana tjetër kërkuan më shumë aktivitete qoftë dhe për të hequr kulturën e të shprehurit lek i vjetër apo lekë të rinj.
Më tej aktiviteti vijoi me ceremoninë e ndarjes së çmimeve për fituesit e 5 konkurseve të para të organizuara nga Banka e Shqipërisë dhe Shoqata Shqiptare e Bankave me rastin e Javës së Parasë.
Konkursi i parë është ai i “Vizatimit më të mirë”, në të cilin ftuam nxënësit e klasave III të paraqisni konceptin e tyre të administrimit të parasë. Në këtë konkurs u paraqitën për konkurrim më shumë se 350 vizatime nga më shumë se 70 shkolla 9-vjeçare nga e gjithë Shqipëria.
Konkursi i dytë i organizuar është ai i “Projektit më të mirë”, në të cilin klasat IV u ftuan të merrnin pjesë përmes krijimit të projekteve me temën e Javës Globale të parasë. Nxënësit e 46 klasave nga 38 shkolla të vendit u angazhuan në trajtimin e temës në një projekt fizik (në formën e një këndi në ambientet e klasës apo shkollës etj.) ose interpretativ (në formën e një shfaqjeje, prezantimi etj.), dhe e prezantuan projektin e tyre përmes një videoje të shkurtër.
Konkursi i tretë ishte ai i “Fotomontazhit më të mirë”, për pjesëmarrjen në të cilin nga nxënësit e klasave VIII u kërkuan që, individualisht apo në grup, të zbërthejnë mesazhin e temës së Javës së Parasë, nëpërmjet imazheve dhe diçiturave. Në konkurs morën pjesë 65 nxënës me 61 punime, nga 50 shkolla të vendit.
Konkursi i katërt i organizuar këtë vit është i “Videos më të mirë”. Nxënësit gjimnazistë u ftuan të përcillnin me origjinalitet mesazhet e tyre për temën me temë “Administro paratë e tua, kultivo të ardhmen tënde!”, përmes një videoje prej jo më të gjatë se 2 minuta. Videoja mund të ishte produkt i punës individuale ose në grup. Gjithsej në konkurs u paraqitën 69 video, të realizuara nga 97 nxënës të 47 shkollave të mesme të vendit, prej të cilave u shpallën 3 fitues.
Konkursi i pestë i organizuar është ai i esesë më të mirë me temë ““Ndryshimet klimatike – përse janë të rëndësishme për sektorin financiar në Shqipëri?” (për studentë, Dega e Ekonomiksit/ Financë-Bankë)”. Studentët u ftuan të realizojnë ese argumentuese jo më të gjata se 1500 fjalë, duke përmbushur kriteret e shkrimit akademik. Në këtë konkurrim u paraqitën 10 ese nga 7 universitete të vendit.



