Manastiri spanjoll thyen traditën 700-vjeçare, për herë të parë këndojnë vajzat

Gratë dhe vajzat do të pranohen në një kor në manastirin Montserrat afër Barcelonës, shtëpi e korit të famshëm i përbërë nga vetëm djem, për herë të parë në 700-vjet.

Kori i ri, i përbërë nga 25 djem dhe vajza, do të jetë i ndarë nga kori i djemve i quajtur Escolania.

Prijësi i manastiri, Efrem de Montella, ka thënë se përzierja e korit do të marrë detyrat e Escolanias një fundjavë në muaj për t’u dhënë djemve pushim, shkroi Guardian.

“Shpesh pyetemi pse nuk ka vajza në Escolania. Është pyetje komplekse dhe e vështirë. Ne ndjekim një traditë që do të donim ta vazhdonim, por e kuptojmë se duhet t’i përgjigjemi kërkesës”.

Duke e përshkruar këtë si “hap historik”, ai ka thënë se ka vendosur ta krijojë këtë kor të dytë.

Manastiri është një vend pelegrinazhi ku njerëzit shkojnë që ta puthin “Madonnan e zezë”, një shëmbëlltyrë e shekullit 12 e Virgjëreshës së Montserratit. La Moreneta, siç njihet ajo, është shenjtore mbrojtëse e Katalonjës, bashkë me Shën Gjergjin.