SHBA dhe Britania e Madhe njoftojnë sanksione kundër hakerave rusë të grupit Trickbot
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Shkurt 2023, 22:47
Departamenti Amerikan i Thesarit ka njoftuar një nismë të përbashkët me Britaninë e Madhe për të sanksionuar shtatë “kriminelët kibernetikë rusë” të cilët janë pjesë e organizatës së quajtur Trickbot.
Grupi është përgjegjës për një sërë virusesh kompjuterike të përdorura për të infektuar miliona kompjuterë në mbarë botën dhe për të vjedhur të dhëna financiare.
Të gjithë personat e sanksionuar jetojnë në Rusi ose në rajonet e Ukrainës të pushtuara nga Moska.
Sipas SHBA, Trickbot është i lidhur me shërbimet inteligjente të Moskës.
