Ishte alergjike ndaj qumështit, vdes 20 vjeçarja në Itali pasi hëngri tiramisunë "vegane"
Një 20-vjeçare ka ndërruar jetë në spitalin San Raffaele në Milano, pas dhjetë ditësh në koma, për shkak të shokut anafilaktik.
Vajza kishte ngrënë një tiramisu vegane, e cila dyshohet se përmban gjurmë qumështi, të cilat nuk tregohen në etiketë, ndaj të cilit vajza kishte qenë alergjike që në lindje.
Produkti i quajtur ‘Tiramisun’ është tërhequr nga tregu nga Ministria e Shëndetësisë për shkak të “rrezikut të pranisë së alergeneve”.
Prokurori Luca Gaglio ka hapur një dosje ndaj personave të panjohur për vrasje nga pakujdesia dhe ka urdhëruar autopsinë e trupit të viktimës.
Hetuesit po hetojnë të gjithë përbërësit që janë konsumuar mbrëmjen e 26 janarit nga e reja me të dashurin e saj, përfshirë edhe ata të përgatitur në shtëpi nga restoranti vegan. Një autopsi e trupit të vajzës është urdhëruar që të bëhet mes të enjtes dhe të premtes.
Vajza ishte gjithashtu alergjike ndaj vezëve dhe jo vetëm ndaj qumështit.

