Rikthimi i Salman Rushdie, shkrimtari ndihet me fat pas sulmit, por e ka të vështirë të shkruajë
Pas një goditjeje thuajse fatale dhe dekada kërcënimesh romancieri Selman Rushdie flet për shkrimin si një akt që sfidon vdekjen. Duke zbuluar traumën psikologjike, ai ka rrëfyerse e ka shumë të vështirë të shkruajë. Romani i fundit i Rushdie, “Victory City”, i cili përfundoi pak para sulmit do të publikohet në fund të kësaj jave.

Një vit pas sulmit në Nju Jork, shkrimtari Salman Rushdie ka folur për herë të parë për ngjarjen e rëndë, duke u shprehur se ndihet me fat dhe mirënjohës që është gjallë. Në një intervistë për “The New Yorker”, Rushdie tha se ka kaluar një periudhë të vështirë.
"Ndihem me fat... ndjenja ime kryesore dërrmuese është mirënjohja. Kam qenë më mirë. Por, duke marrë parasysh atë që ndodhi, nuk jam aq keq. Dëmtimet e mëdha janë shëruar. Kam dhimbje në gishtin e madh dhe tregues dhe në gjysmën e poshtme të pëllëmbës. Jam duke bërë shumë terapi për duart. "
Romancieri fitues i shumë çmimeve u sulmua me thikë teksa po mbante një fjalim në muajin gusht të vitit të kaluar, dhe qendroi gjashtë javë në spital. Ai më pas humbi shikimin në njërin sy.
Salman ishtë përballur prej kohësh me kërcënime me vdekje për romanin e tij të vitit 1988, “Vargjet Satanike”. Por pas kwsaj ngjarje ai e ka të vështirë të shkruajë nga rëndesa psikologjike.
"E kam pasur shumë, shumë të vështirë të shkruaj. Unë ulem të shkruaj, dhe asgjë nuk ndodh. Unë shkruaj, por është një kombinim i boshllëqeve dhe gjërave të padëshiruara, gjëra që i shkruaj dhe që i fshij të nesërmen."
Personi i dyshuar për goditjen me thikë të Salman Rushdie, Hadi Matar, është akuzuar për tentativë vrasje.
Rushdie u detyrua të fshihej për gati 10 vjet pas botimit të “Vargjeve Satanike”. Shumë muslimanë reaguan me tërbim ndaj tij, duke argumentuar se portretizimi i Profetit Muhamed fyente besimin e tyre. Ai u përball me kërcënime me vdekje dhe udhëheqësi i atëhershëm iranian, Ayatollah Ruhollah Khomeini, nxori një dekret duke bërë thirrje për vrasjen e Sir Salman, duke vendosur një shpërblim prej 3 milion dollarësh në kokën e autorit.
Romani i fundit i Rushdie, “Victory City”, u përfundua pak para sulmit dhe do të publikohet në fund të kësaj jave.
“Gjithmonë jam përpjekur shumë që të mos përvetësoj rolin e viktimës”, tha ai.
Por ai e di se vepra e tij e fundit, “Victory City”, do të duhet të konkurrojë me dramën e tij të fundit të jetës reale.