Rusia "bisedë" me SHBA: Diskutohet traktati i armëve bërthamore
Traktati i armëvë bërthamore New START, duket se ka qenë pjesë e diskutimeve të kësaj jave mes ambasadores së SHBA në Rusi dhe zv/ministrtit të jashtëm rus. Sipas këtij të fundit, është zhvilluar kjo bisedë por nuk ka dhënë detaje se kur do të mbahet raundi i ri i bisedimeve.
Traktati i armëve bërthamore New START është diskutuar mes zëvendësministrit të jashtëm të Rusisë, Sergei Ryabkov dhe ambasadores së re të Shteteve të Bashkuara, Lynne Tracy.
Ka qenë vetë zv.ministri që e ka bërë me dije këtë lajm duke u shprehur më tej se Rusia është e përkushtuar ndaj traktatit, por nuk ka dhënë asnjë datë se kur mund të mbahet raundi i ri i bisedimeve.
Diskutimet për traktatin New START janë zhvilluar javën e kaluar, kështu bën me dije agjencia ruse interax.
Bisedimet midis Moskës dhe Uashingtonit për traktatin New START ishin paraprirë që të mbaheshin nëntorin e kaluar në Egjipt, por u pezulluan në momentin e fundit.
Shtetet e Bashkuara më herët kanë akuzuar Rusinë se po e shkel traktatin, duke mos lejuar që të kryhen inspektime në territorin rus.
Traktati New START, që hyri në fuqi më 2011, kufizon numrin e kokave strategjike bërthamore që SHBA-ja dhe Rusia mund të dislokojnë, dhe po ashtu kufizon dislokimin e raketave tokësore dhe atyre të vendosura në nëndetëse.