S'ka cunami në Itali - Alarmi u ngrit prej tërmetit 7.8 ballë në Turqi
Autoritetet italiane thanë të hënën se e kishin hequr paralajmërimin për cunami në bregun jugor të vendit, i cili u ngrit pas një tërmeti të madh që goditi Turqinë qendrore dhe Sirinë veriperëndimore, duke vrarë qindra njerëz.
Departamenti i Mbrojtjes Civile i Italisë kishte lëshuar një deklaratë duke rekomanduar që njerëzit të largoheshin nga zonat bregdetare, por më vonë e reduktoi alarmin dhe postoi në Twitter se ai ishte hequr.
Lightning was shooting through the sky at the same time that the 7.8 MAG earthquake hit Turkey.
— Citizen Free Press (@CitizenFreePres) February 6, 2023
Several hundred people feared dead. pic.twitter.com/hq8bL30Hnl
Trafiku i trenave në rajonet jugore të Siçilisë, Kalabrisë dhe Pulias ishte ndalur përkohësisht si masë paraprake, por rifilloi në mëngjes, tha agjencia në deklaratë.


