Dënohet atentatori i Mbretëreshës që donte ta vriste monarken me hark për Krishtlindje

Një 21-vjeçar që tentoi të vriste Mbretëreshën Elizabeth natën e Krishtlindjeve të vitit 2021, u shpall fajtor nga gjykata britanike. Ai pranoi akuzën për tradhëti, duke u bërë kështu personi i parë që dënohet për këtë akt në afro gjysmëshekulli.

Gjykata britanike shpalli fajtor 21 vjeçarin Jaswant Singh Chail, i cili natën e Krishtlindjeve të vitit 2021 tentoi të vriste Mbretëreshën Elizabeth.

I riu nga Hampshire, punonjës në një supermarket, është akuzuar sipas Aktit të Tradhëtisë. 

I riu i pranoi akuzat para trupës gjyqësore. Aktualisht ai ndodhet në spitalin Broadmoor, ndërsa në seancë gjyqësore u paraqit përmes një video live.

21-vjeçari  është personi i parë në Mbretërinë e Bashkuar që dënohet për tradhti që nga viti 1981.

Natën e 25 dhjetorit, ai shkoi në Kështjellën Windsor i armatosur me një hark dhe i tha një oficeri të mbrojtjes "Unë jam këtu për të vrarë Mbretëreshën" .

Monarkja  e ndjerë jetonte atë kohë në Windsor për shkak të pandemisë Covid.

Oficeri ishte në një portë, që të çonte në apartamentetin private të Mbretëreshës.

Chail kishte hyre brenda duke përdorur një shkallë litari dhe qëndronte aty i fshehur për rreth dy orë.

Ai ishte i maskuar dhe me kapuç.  Oficeri i mbrojtjes i tha menjëherë Çailit të lëshonte harkun, të gjunjëzohej dhe të vinte duart në kokë.

Pas arrestimit, iu zbulua dhe harku. Ai gjithashtu mbante një shënim të shkruar me dorë, ku shkruhej: "Ju lutemi, mos më hiqni rrobat, këpucët dhe dorezat, maskat. Nuk dua pas vdekjes te me balsamosni. Faleminderit dhe më vjen keq". 

Atentatori e cilësoi këtë si hakmarrje për ata që kanë vdekur në masakrën e Jallianwala Bagh të vitit 1919.

Është gjithashtu hakmarrje për ata që janë vrarë, poshtëruar dhe diskriminuar për shkak të racës së tyre.

Dënohet atentatori i Mbretëreshës që donte ta vriste