Aksident i rrallë në Gjermani, përplasen dy tankeve Puma: 12 persona të plagosur, njëri rëndë

Aksident në Gjermani gjatë një stërvitje ushtarake ku dy tanke Puma u përplasën në terrenin stërvitor të Qendrës së Trajnimit Luftarak Heer në Saksoni.

Në përplasje u plagosën 12 ushtarë dhe njëri prej tyre është në gjendje të rëndë. 

Forcat e policisë ushtarake ndodhen në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet për dinamikën e aksidentit dhe shkaqet e mundshme.

Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, gjatë një vizite në një njësi të Bundeswehr-it në Augustdorf, Nordrhein-Westphalia, për mbikëqyrjen e tankeve Leopard, foli për aksidentin e rëndë që ndodhi mes dy tankeve Puma. 

Siç raportojnë mediat gjermane, Pistorius foli për një aksident të tmerrshëm dhe tha se i kishte bërë shumë përshtypje. 

Më pas ministri u uroi shërim të shpejtë ushtarëve të plagosur, duke shtuar se detajet e incidentit janë duke u hetuar.