E rëndë në Kosovë/ Plagosi nënë e bijë, autori përleshet me policinë dhe humb jetën

Nënë e bijë janë plagosur në Fushë-Kosovë, ndërsa policia thotë se autori ka ndërruar jetë pasi dyshohet se ka qëlluar me armë ndaj vetes së tij.

Siç raportojnë mediat, autori është paraqitur në spital me plagë të rëndë, pasi dyshohet se ishte vetëplagosur.

Pas ngjarjes, autori u largua, ndërsa Policia ka bërë të ditur se pas lokalizimit të vendndodhjes së tij, i dyshuari i armatosur ka qëlluar në drejtim të policëve.

Uniformat blu te Kosoves sqaron se i dyshuari besohet të jetë vetëplagosur, por janë duke u zhvilluar hetimet për zbardhjen e rastit.

“Për rrjedhojë, i dyshuari i armatosur, në përpjekje për t’iu shmangur arrestit policor në rrugën ‘Fehmi Lladrovci’ në Fushë-Kosovë, ka shtënë me armë zjarri në drejtim të policisë duke rrezikuar drejtpërsëdrejti jetën e policëve si dhe qytetarëve përreth, dhe me këtë rast ka bërë të domosdoshëm dhe të pashmangshëm ndërmarrjen e të gjitha veprimeve policore në përputhje me autorizimet tyre.

Ndërkaq që sulmi ndaj policisë është neutralizuar, i dyshuari në përpjekje e sipër për t’iu shmangur arrestit policor, në rrethana që aktualisht po trajtohen ka marrë plagë nga shkrepja e armës së zjarrit. Pavaresisht se ka baza të forta dyshimi për vetëplagosje, policia bashkërisht me autoritetet e tjera relevante ligj zbatuese po heton me përpikëri të gjitha rrethanat që karakterizojnë rastin”, thuhet në njoftimin e Policisë.