Përplas me “Peugeot” 62-vjeçarin me biçikletë, shoqërohet nga policia

Një 62-vjeçar mbeti i plagosur në Vlorës teksa u përplas nga një automjet. Aksidenti ka ndodhuyr rreth orës 17:30, në rrugën “Sadik Zotaj”.

Shtetasi K. G., 43 vjeç, duke drejtuar automjetin “Peugeot”, ka aksidentuar biçiklistin me iniciale B. V., 62 vjeç, i cili ndodhet në spitalin e Vlorës, jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i automjetit u shoqërua në Komisariat, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.