VIDEO/ Pamjet e autobusit në Turqi që përfundoi në liqen, pasagjerët ulërasin, tentojnë të mbajnë kokën mbi ujë
Momentet dramatike të përjetuara nga pasagjerët e autobusit në Turqi kur drejtuesi i mjetit humbi kontrollin e mjetit duke bërë që ai të bjerë në një liqen dhe të mbushet me ujë, janë regjistruar nga kamerat e sigurisë.
Videoja e parë tregon momentin kur autobusi që shkonte për në qytetin e trageteve të Atabay në Turqinë lindore zhytet në liqenin Karakaya.
Pamjet tregojnë autobusin që i afrohet anijes me shoferin që manovron për të hyrë në të, por në fund humbet kontrollin dhe mjeti përfundon në ujë.
Akoma më tronditëse janë pamjet nga kamerat e sigurisë së autobusit që tregojnë automjetin duke u mbushur me ujë dhe pasagjerë të tmerruar që përpiqen të dalin prej tij për të shmangur mbytjen.
Me sa duket, pasagjerët luftuan për të mbajtur kokën mbi ujë ndërsa prisnin të mbërrinte ndihma.
^#Malatya’nın Battalgazi ilçesinde yolcu otobüsünün, Karakaya Baraj Gölü'ne düşme anları güvenlik kamerasına yansıdı.https://t.co/6n08vbZ58z pic.twitter.com/bPF6NjrU5k
— İLKHA.TV / İLKE.TV (@ilkhatv) January 25, 2023
???? Feribota yolcu taşıyan otobüsün gölete düşme anı araç içi kamerasına yansıdı
— Haber 7 (@Haber7) January 26, 2023
???? Malatya'nın Battalgazi ilçesinde, Karakaya Baraj Göleti'ne otobüsün düşmesi sonucu 3 kişi yaralandı. pic.twitter.com/TEf9v56AGk