Paloka: Ramës i plasi skandali në derë, përmendet në 15 faqe të dosjes amerikane, të dorëhiqet
Kryetar i këshillit kombëtar i PD-së, Edi Paloka komentoi edhe përfshirën e Ramën në dosjen e ish-zyrtarit të FBI-së, i cili është arrestuar në SHBA.
Ai tha se e kishte parashikuar reagimin e Ramës sot i cili tha se nuk kishte lidhje dhe shtoi se emri i kryeministrit përfshihet në 15 faqe.
Paloka shtoi se socialistët po thonë se kjo gjë po ndodh sepse po kërkohet të sfumohet përgjimi i dalë për 21 janarit, ndërsa shtoi se ky është një akt poshtërues ndaj SHBA-të.
Paloka: Që Rama do të kishte këtë reagim e kam parashikuar qysh dje. Dihet reagimet e tij pas çdo skandali që i plas në dorë, sidomos në ato që përfshihet direkt me emër. Kërkesa jonë për dorëheqjen e Ramës është një akt i parë politik, por ne nuk presim që ai të japë dorëheqjen. Çdo qeveritar normal duhet të vihej në shërbim të drejtësisë. Rama tashmë është zhytur në skandale dhe drejton një qeveri skandalesh.
Së paku në 15 faqe të kësaj akt akuze është përmendur Rama dhe bashkëpunëtorët e tij. Është në pozitë të vështirë dhe socialistët dalin më porosi të Ramës, që gjoja se kjo çështje qenka ngritur për të shuar çështjen e 21 janarit, ndërsa tymnaja e vërtetë ishte përgjimi i dalë në mediet që Rama kontrollon. Mesa duket ai ka pasur dijeni për këtë2 gjë dhe prandaj ka sajuar një tymnajë të tillë. Është korruptuar një zyrtar i zbulimit në FBI, nga rangjet më të larta, për ta vënë atë kundër opozitës së vendit të tij. Ky është një akt poshtërues ndaj SHBA-të. Ne do të kërkojmë komision hetimor, që me shumë gjasa nuk do ta pranojë.
