Kuçana: Fronti opozitar 'do ti thyej brinjët' PS-së në zgjedhjet e 14-majit

"Fronti për shpëtimin e Shqipërisë  do të jetë përkrah PD-së për të bërë opozitë."

Kështu u shpreh Ilirjana Kuçana, pedagoge dhe anëtare e Këshillit Kombëtar të PD në një interviostë për Ora Neës me gazetarin Arnold Kariqi.

Kuçana u shpreh se "fronti është përkrah PD-së dhe për të fituar dhe për ti thyer brinjët Partisë Socialiste në zgjedhjet lokale të 14-majit."

Ilirjana Kuçana: Fronti për shpëtimin e Shqipërisë ishte hapja për PD-në. Është përkrah PD-së në mbështetje të kandidatëve të preferuar. Për aq kohë sa në këtë vend është shumë e nevojshme të bësh opopozitë dhe për aq kohë sa në këtë vend më të nevojshme sesa të bësh oozitë nuk ka asgjë tjetër fronti është përkrah PD dhe do të jetë përkrah PD-së për të bërë opozitë dhe për të fituar dhe për ti thyer brinjtë Partisë Socialiste në zgjedhjet lokale të 14-majit.


Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.