Nga Ferma e Kafshëve
Për ne që jetojmë jashtë Shqipërisë dhe nuk kemi asnjë lloj interesi ekonomik, karrierë apo… por vetëm një nostalgji për atë pjesë të jetës që kemi kaluar në vendlindje kur dhe atë nuk e gjen më as si emocion fizik dhe as social, as kulturor, as si vlera njerëzore, a ja vlen te shqetësohesh dhe të humbasësh kohë më këtë, kur kjo situatë është e pandreqshme dhe vetëm degradon në rënie të lirë?!
Për një javë që ndejta në Tiranë, kryeqyteti Shqipërisë nuk kishte kurrfarë qytetarie minimale. I pushtuar ne mënyrë të dhnëshme nga RAHJAJA ruraliste me e izoluar dhe me e varfëra dhe e paqytetëruara, jo vetëm në Europë, por dhe më gjerë.
E dhunuar estetikisht dhe si gjuhë. Një miksovulg gjuhësor fshatoro-barbarik sa që të krijonte ndotje akustike.
Dhunuar kryeqyteti në mënyrën me te shëmtuar pa urbanistike, me ndërtime pa etike dhe pa një sistem mundësie për të jetuar normalisht dhe qetësisht në paqe dhe harmoni nje gje pamundur tashmë.
Institucionet shtetërore dhe mediat te uzuarpuar nga injoranca, banditizmi dhe vulgu provincial të drejtuara nga agallarët e politikës duke e përdorur si RAHJA këtë barbari mizantropie fshatareske qê nuk njeh njeh as jetën dhe as sjelljen communitare përveç egërsisë dhe paftyrsisë për t’u sillur si kafshe në shërbim të kafshërisë se pushteteve dhe mediave që i shërbejnë pushteteve te krimit, korrupsionit, trafiqeve duke u bërë presione për të perfituar nga pushteti me tenders, punë publike, pastrim parash etc.
Kjo është arsyeja që në Shqipëri nuk ka më vlerë fjala, e vërteta, të gjithë sillen në një rreth vicioz mashtruesish, banditësh, trafikantësh që gënjejnë njeri-tjetrin dhe vetveten. Këta janë politikanët, gazetarët, analistët, pronarët e mediave, juristët, avoketët, pseudo intelektualët dhe artistët si zorraxhit kllouneske.
Një jetë sedentaire pa motiv dhe qëllim, ku i vetmi qëllim që sundonte ishte për t’u larguar nga vendi. Nje vanitozitet i pështirë që çfaqte dukshëm boshllikun kulturor dhe spiritual.
Të gjithë në batakun e llumit që kanë qelbur jo vetëm Shqipërinë, por ka shkuar era deri në Londër. Një fermë kafshësh që jetojnë vetëm me instinktet e egërsirës.
Siç shkruan Xhorxh Orwell në Fermën e kafshëve, “Këta janë qenie që nga jashtë duken si njerëz, por së brendshmi janë kthyer në derra.”
