Tendencat e make –up për vitin 2022-2023
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Shtator 2022, 20:23
Make-up artist Reisa Petriti ka qenë e pranishem në emisionin “Jeto me Orën” në “RTV ORA” ku foli rreth tendencave të make –up.
Sipas saj vjeshta vazhdon të jetë me kafen dhe jeshilen e errët.
“Vjeshta vazhdon të jetë me kafen, jeshilen e errët që nuk do të ikin kurrë nga moda. Lyerja brenda syrit është rikthyer. Nëse veshjet janë bazike lyerjen e lëmë në shijen e klientit. Bluja ka qenë shumë në modë. Unë mendoj se të jep një shprehi në shikim. Në vjeshtë rikthehet kuqja, por ka dhe nga ata që nuk i shkon.” Reisa Petriti.


