Një dëshmitar që di kush janë shefat policorë të krimit!

Jeton Lami, oficer policie pranë FAST ( njësia për të kapur të kërkuarit), është njeriu më i rrezikuar në Shqipëri e po ashtu është Kutia e Pandores ku gjenden emrat e atyre shefave dhe policëve të korruptuar nga krimi i organizuar, që i shërbejnë dhe pastaj krekosen sikur po zbatojnë ligjin.

Jeton Lami i arrestuar për shpërdorim detyre mbasi u zbulua që shoqëronte dhe eksportonte të shumëkërkuarin Ervis Martinaj dhe që llogaritet se nga bota e errët vendosi një pasuri gati 600 milione euro, aktualisht mbahet në burgun e Shenkollit.

Jeton Lami dyshohet se ditën që kaloi nga polic i thjeshtë në njesinë operacionale, kaloi aty me një vend pune të porositur nga Martinaj. Pra prej dy vitesh ai ka parë e dëgjuar dhe di aq shumë emra policesh e shefash sa nëse flet , do na shpëtonte të gjithëve.

Ai duhet shpëtuar e bashkë me të ne kuptojmë të vërtetën, se cilet jane ata shefa, zv shefa e policë të tjerë që janë rekrutuar nga i shumëkërkuari .

Cilët janë ata që vazhdojnë të jenë në polici dhe që realisht nuk janë më policë, por kriminelë që shesin kolegët dhe paguhen për informacione në disa raste për ti thënë të shumëkërkuarit "ik se erdhëm" e në shumë raste të tjera për ta vënë në dijeni " se pala kundërshtare në krim po e kërkonte".

Cilët janë këta ushtarë të krimit, këta të blerë nga krimi?

Jeton Lami është i rrezikuar nga koleget e tij të rekrutuar që me siguri po ju dridhen këmbët qe ai di disa gjëra. Kështu që një prokuror, Zoti e di kush është ai , le ta bëjë atë rruge Tiranë - Shënkoll , të qëndroje aty e të flasë e ti jape besim një "ushtari të vogël" , sepse do të ketë dosjen më të madhe të krimit të organizuar në Shqipëri.

Jeton Lami, është pak po e sigurtë, që sa kohë ishte përkrah një të shumë kërkuari, ai nuk ishte vetëm dhe jo më i rëndësishmi ushtar i tij. Ai di emra zyrtarësh policie që janë paguar për të mbyllur një sy për lojrat e fatit që gëlonin të organizuara nga kryeqyteti e në çdo qytet për të informuar në kohë e për tu bërë zbor policëve të thjeshtë, atyre të pa rekrutuarve. Dhe jo vetëm.

Se krimi i organizuar, ku palët luftojnë njëra tjetrën, ka arritur në nivele ku e bën luftën përmes policisë, atyre të BLERËVE.

Jeton Lami , njeh police e prokurore e gjyqtare qe paguheshin nga Ervis Martinaj. Emra te atyre qe bene sikur nuk pane gje , mbasi nje oficer i RENEAS kur kontrolloi biznesin e te shume kerkuarit, mbas nje incidenti aty dhe mbasi kishte qelluar me shuplake Martinajn , u dorehoq nga detyra sepse dikush e tregoi emrin e tij.

Keshtu qe perpara se te jete shume vone, te dale dikush te ruaje nje ish polic TE CILIN nese egziston pak drejtesi dhe dikush qe e do kete vend ku jetojme , ta mbroje ate dhe familjen e tij .

Derisa ai te thote KUSH JANE ATA TE SHITUR , te korruptuar dhe qe ne ju kemi lene drejtesine ne duar.