E fejuara e Nunez e fiksuar pas futbollistëve. Pas ndarjes nga mbrojtësi u njoh me uruguajanin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Gusht 2022, 07:34
Darwin Nunez është njeriu i momentit të Angli ku debutoi me një gol dhe penalltinë e fituar në Community Shield. Blerja më e shtrënjtë e Premier League që kushtoi rreth 100 milionë euro, transferohet në Liverpool bashkë me të fejuarën Lorena Manas.
Çifti ka një djalë të quajtur Darwin jr. por bukuroshja bionde nuk e ka për herë të parë historinë me një futbollist pasi në të shkuarën ajo është shoqëruar me mbrojtësin Aleix Vidal me të cilin ka edhe një vajzë.

Nunez e ka publikuar lidhjen me Manas në muajin mars ndërsa shumë shpejt mund të vendosë edhe kurorë pasi e ka prezantuar me prindërit në Uruguaj.
